Bashkia Durrës njofton se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 9 katësh në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa” Durrës.

“Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e premte, datë 27 nëntor 2020, nga ora 12.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë , kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.”, thuhet në njoftim.

Mësohet se shpërthimi do të kryhet në orën 15:00.