Nis faza e dytë e aksionit të Policisë Bashkiake në Durrës (FOTO)

29/01/2018 - 10:59

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mëngjesin e kësaj të hëne ka nisur faza e dytë e aksionit të Policisë Bashkiake në Durrës për lirimin e hapësirave publike nga tregtarët ambulantë.

Aksioni sot është përqendruar te lagja nr. 12, te reparti i zjarrefikseve, tek tregu i rrobave dhe i sendeve të përdorura. Në krye të aksionit ka dalë edhe vetë kreu i Policisë Bashkiake Vasip Çopa, i cili bën me dije se forcat e Policisë Bashkiake po zhvillojnë aksionin në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit të qytetit dhe me mbështetjen e komisariatit të policisë së Durrësit.

Prej gati 20 ditësh, forcat e Policisë Bashkiake kanë ndërmarrë aksion për pastrimin e trotuareve nga shitësit ambulantë fillimisht në zonën e konsideruar më problematike të qytetit, te lagja nr.12; më konkretisht te zona e tregut të fruta-perimeve, rrugicat përreth pallatit të sportit si dhe në zonën pranë ish-parkut sportiv dhe shkollës “Marie Kaçulini”.

Çopa bën me dije se ky aksion do të vazhdojë në të gjithë qytetin, hap pas hapi, me një plan masash.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg 6 personat e arrestuar të akuzuar për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeropo

Franca renditet si vendi me kombësinë më të mirë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që Britania e Madhe mund të shohë të bjerë në vendin

Në Gjykatën e Apelit Vlorë u mbajt sot seanca e radhës për për ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani, i cili akuzohet për shpërdorim det

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka raportuar sot në Komisionin parlamentar të Sigurisë duke bërë bilancin e 10 m

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi përplasjet e institucioneve në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Myfitiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari tha se konfliktet ndërfetare i kanë rrënjët tek mendjet e

Policia e Shtetit është shprehur e zhgënjyer për lirimin e Florenc Çapjas nga Gjykata e Elbasanit dhe të Suel Çelës nga Gjykata e Shkallë

Vazhdojnë lëkundjet sizmike në vendit tonë.

Moti këtë të enjte do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve si dhe vranësirave të herë pas hershme gjatë paradites.