Një punonjës i Ambasadës Shqiptare në sektorin konsullor, aplikimin e pasaportave, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 sot.

Punonjësi është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nuk duket të ketë rrezikuar të tjerë, pasi zyrat janë të izoluara dhe masat mbrojtëse në maksimum.

Paralelisht, sot nuk funksionon sistemi teknik i gjithë Ambasadës, duke e bërë të pamundur funksionimin, për një sërë arsyesh.

Konsullata e Athinës do të qëndrojë e mbyllur sot si për dezinfektim ashtu edhe për riparimin e defektit teknik në sistemin elektronik.