Bashkia e Durrësit njofton se ka filluar këtë të premte, lëvrimin e këstit të dytë të bonusit të qirasë. Në banka është çuar pagesa për 708 familjet e para, teksa procesi për lëvrimin e këstit të dytë do të vazhdojë gjatë gjithë javës së ardhshme.

Gjithashtu, po vijon shqyrtimi i aplikimeve të tjera.

Krahas kësaj, po vazhdon edhe procesi i aplikimit në platformën “Shtëpia ime” ku deri të premten në drekë u regjistruan më shumë se 7200 aplikime.

Bashkia kujton se kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e këtij procesi. Ajo apelon të gjithë qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, që pavarësisht nivelit të dëmit, të bëjnë aplikimin për të përfituar nga programet për strehim, rindërtim dhe rikonstruksion.

Sportelet janë të hapura pranë çdo njësie administrative, nga e hëna në të diel, deri në orën 18.00.