Një operacion antidrogë po zhvillohet nga ana e Drejtorisë së Policisë vendore Durrës dhe Komisariatit të Policisë Krujë.

Nga burime policore, “DurrësLajm” mëson se janë ndaluar dhe arrestuar 18 shtetas, kryesisht nga zona e Krujës.

Ndaj tyre rëndon vepra penale e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në vijim priten detaje të tjera nga policia rreth këtij operacioni dhe identitetit të të ndaluarve.