OSBE kundër ligjit të Tv private

Postuar: 14/06/2018 - 20:11

   Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, tha sot se ishte i shqetësuar për propozimet e kohëve të fundit për ndryshimin e ligjit “Për median audiovizive” në Shqipëri.

Autoriteti i Medias Audiovizive në vend i transmetoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë disa ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”, më 8 qershor. Ndryshimet u hartuan nga pronarët dhe drejtuesit e katër stacioneve televizive lokale dhe dy kombëtare në Shqipëri. Një nga kërkesat e tyre kryesore është që transmetuesve privatë t’u jepet një pjesë e tarifës të shërbimit për përdorimin e aparateve televizive, me të cilën momentalisht financohet transmetuesi publik, RTSH.

 “Jam i shqetësuar se ky propozim mund të dëmtojë qëndrueshmërinë financiare të RTSH-së”, tha Désir.

“Transmetuesit publikë kanë një rol të rëndësishëm në dhënien e informacionit cilësor dhe në mbulimin e tërë territorit, dhe duhet të kenë burimet e duhura për të përmbushur detyrën e tyre. Çdo sistem subvencionesh shtetërore për median duhet të jetë objekt i një konsultimi publik, ku të përfshihen të gjithë aktorët e medias. Gjithashtu, ai duhet të ketë një objektiv të qartë dhe të gjerë për mbështetjen e të gjithë sektorëve të medias, përfshirë atë online, shtypin dhe median lokale, me kritere dhe procedura transparente, pa ndërhyrje politike dhe me qëllimin për të forcuar pluralizmin në media”, shtoi ai.

Përfaqësuesi ofroi mbështetjen e Zyrës së tij për një analizë ligjore të çdo projektligji për median, pasi ai të propozohet zyrtarisht nga qeveria.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

   Në qarkun e Durrësit, fillimi i këtij viti të ri shkollor solli edhe bashkimin e disa shkollave me qëllim eliminimin e fenomenit të kl

   Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Drejtoresha e Open Date Albania, Arianita Brahaj përmes një statusi në Facebook, tregon një histori kërcënimi nga një biznesmen.

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar sot se ditën e nesërme (datë 19.9.2018) qyteti do të vuajë mungesën e uji të pijshëm.

Barba Bala, një prej banorëvë autoktonë të Himarës, që së bashku me 4 djemtë e tij u zhvendosën nga Himara në Jalë në 1990-n, në një inte

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu pas përfundimi të mandatit të tij në vendin tonë.

Lajmi se avionët e "Air Albania" do të mbajnë emrat e poetëve të shquar kombëtarë, u prit me kritika nga politika se kjo ishte një ide e