Paraditja e së shtunës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët dhe lokale.

Parashikohet që nesër vranësirat dhe shirat e dobët të mbeten prezent, kryesisht në zonat malore. Fundjava pritet me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë nesër, por fundjava sjell rritje më të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri të ngjitet mbi 27 gradë C.