Meteorologët parashikojnë se orët e paradites këtë të premte do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por, sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në vend, ku më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë dhe Ersekë me 7°C, ndërsa vlera maksimale në Sarandë me 27°C.             

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.