Edhe këtë sezon turistik veror raporti i plazheve publike dhe private është menduar të jetë ai i një viti më parë. Vendimi i këshillit të ministrave ka vendosur që raporti mes plazhit publik dhe atij privat të jetë 20/ me 80.

Qytetarët që do preferojnë të pushojnë në hapësirat publike do të kenë në dispozicion vetëm disa parcela në plazhin e madh të Durrësit, ndërsa është menduar që hapësira më e madhe e plazheve publike të jetë në veri të Durrësit kryesisht në zonën e Hamallajt, Kallmit e Rrushkullit.

Prefekti i qarkut të Durrësit, i cili është edhe përgjegjësi i menaxhimit të hapësirës bregdetare gjatë sezonit veror tha se janë marrë të gjitha masat dhe është vendosur koordinimi i hapësirave publike dhe private.

Nasto tha se do të ketë grupe inspektorësh në terren për mirëfunksionim të zonës bregdetare, ku prioritet do të jetë infrastruktura.

Bregdeti i Durrësit pritet të presë një numër të lartë pushuesish. Sipas prenontimeve mendohet që numri i pushuesve të ketë një rritje të ndjeshme në raport me sezonin turistik të kaluar.