Pavarësisht se u shpenzuan rreth 11 milionë dollarë të akorduara nga Banka Islamike për ndërtimin e tij, në portin e ri të peshkimit në Durrës do të kryehet një tjetër invesim që të përmbush kriteret.
Me këtë marrëveshje, peshkatarët e Durrësit pranuan të marrin nën administrim portin e ri të peshkimit, të cilin e refuzonin prej të paktën katër vitesh nga përfundimi i tij.
Investimi konsiston në zgjerimin e portit, konkretisht në largimin e gurëve gjigant të vendosur nga zbatuesi i projektit. Kryetari i shoqatës së peshkimit, Qemal Beu tha se kjo është marrëveshja mes tyre dhe ministrisë se Buqësisë.
Sipas Beut, peshkatarët durrsak tashmë ndihen më të sigurtë për mjetet e tyre me portin e ri të peshkimit në raste fortunali. Në portin e ri të peshkimit mungon energjia elektrike dhe furnizimi me ujë të pijshëm, kritere të cilat ishin parashikuar në projekt.
Porti i ri i peshkimit përfundoi katër vite më parë por vetëm para disa ditësh, ai ka kaluar zyrtarisht në funksion të peshkatarëve durrsak.
K.H.