Në bazë të Planit të Veprimit të KRAT 2019, Prefekti i Qarkut organizoi një takim me anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT), si dhe aktorë të tjerë antitrafik të qarkut tonë, për të analizuar veprimtarinë e KRAT gjatë periudhës Janar-Qershor 2019.

Në këtë takim u pasqyruan problematikat e hasura në zbatimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë Kundër Trafikimit të Personave, si edhe sfidat në gjetjen e zgjidhjeve për zhdukjen e këtij fenomeni gjithashtu u diskutuan masat konkrete që janë marrë dhe priten të ndërmerren në funksion të zbatimit të kësaj strategjie.

Prefekti në fjalën e tij bëri një përmbledhje dhe një vlerësim të situatës në qarkun tonë për këtë periudhë, duke vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme që janë bërë nga të gjitha strukturat anëtare në luftën kundër trafikimit të personave. U nënvizua së çelësi i suksesit qëndron në bashkërendimin dhe koordinimin e punës midis të gjithë aktorëve pjesmarrës.

Përfaqësuesit e institucioneve të përfshira raportuan mbi zbatimi i planeve të veprimit të hartuara, bashkëpunimet dhe rezultatet e arritura në luftën kundër trafikimit për periudhën janar – qershor 2019.

Diskutimi u përqëndrua në progresin e arritur, dhënien e rekomandimeve me synimin e përbashket të ndarjes së praktikave më të mira në gjetjetjen e zgjidhjeve të reja në secilën nga fushat si hetimi, mbështetja dhe parandalimi i viktimave të trafikimit.

Bazuar në axhendë, gjatë takimit u zhvilluan diskutime të hapura, ku përfaqësuesit shprehën sygjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Fëmijët në situatë rruge ishte një aspekt i ndjeshëm që u diskutua në këtë tryezë teknike. Në prag të sezonit turistik ky fenomen theksohet për shkak edhe të fluksit të fëmijëve që lypin të ardhur nga qytete të tjera. Përfaqësuesja e Zyrës së Punës bëri një panoramë të detajuar të rasteve të cilët janë pritur, intervistuar duke vlerësuar aftësitë e tyre me qëllim integrimin e tyre në tregun e punës. Këtij qëllimi i ka shërbyer panairi i punës që u organizua gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu u diskutua dhe për rrezikun që vjen nga personat të cilët kalojnë kufirin.

Bashkia Durrës në disa nga zonat sub-urbane dhe rurale përreth Durrësit, në kuadër të integrimit dhe planit të zhvillimit lokal ofron shërbime falas për gjatë gjithë këtij sezoni turistik, për të zbutur fenomenin e fëmijeve në situatë rruge, angazhimi tyre do të konsistojë ne ngritjen e programit veror (kamp veror)për fëmijët në situatë rruge (2 javë) reth 50 fëmijë.

Në kuadër të zbatimit te planit Antitrafik dhe në sajë të bashkepunimit ndersektorial pranë Drejtorise Rajonale te Shëndetësisë Durrës, janë ndërmarë mjaft aktivitete, për të informuar qytetarët nëpërmjet diskutimeve dhe shpërndarjes se fletepalosjeve, mbi minimizimin deri në zhdukje të fenomenit të trafikimit, apo shfrytëzimit të fëmijëve, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian. Gjithashtu janë zhvilluar takime me stafin e Qëndrave Shëndetësore Plazh & Currila, edhe me Qëndrat Provizore Sezonale, në shërbim të komunitetit gjatë sezonit veror. Janë bërë me dije dhe numrat e kontaktit në rast konstatimesh trafikimi apo abuzumi, në mënyrë që bashkëpunimi të jetë edhe më i gjërë midis institucioneve dhe qytetareve. Ky plan antitrafik dhe këto aktivitete, do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit veror në vazhdim.

Anëtarët e Tryezës teknike rikonfirmuan edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim në intensifikimin e luftës së përbashkët kundër trafikimit duke sygjeruar një kalendar aktivitetesh të përbashkëta që synojnë fuqizimin e kapaciteteve, përmirësim procedurash dhe kontrolle me rigoroze të emigrantëve të parregullt, përmes takimeve, aktiviteteve ndërgjegjësuese etj.