Presidenti Ilir Meta ka humbur një person të shtrenjtë për të, mikun e tij Arjan Kuçin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është tronditur kur ka marrë vesh që miku i tij është ndarë nga jeta.

Ai shton se Kuçi, ishte një person që ka mbetur jetim që në adoleshencë por që nuk është dorëzuar dhe i ka dalë për zot familjes së tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90 e duke bërë shumë sakrifica.

“Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës.  Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij. Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot. Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre. I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!”– shkruan Meta.