Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkinë Durrës, nën drejtimin e zotit Ardian Halili, i emëruar kohët e fundit në këtë institucion, ka ndërmarrë sot disa aksione për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Këto ndërtime të paligjshme kishin kohë që ishin denoncuar e për arsye subjektive qëndronin të pazbatuara. Aksionet u kryen në një pallat përballë gjykatës dhe në zonën e Shkozetit.

Prishja e këtyre objekteve nuk është shoqëruar me incidente, ndërkohë që gjatë zbatimit të tyre kanë qenë të pranishëm edhe efektivë të policisë së rendit, policisë bashkiake dhe ndërrmarjes komunale dhe shërbimeve të Bashkisë Durrës.