Prokurori Stojani: Dhashë dorëheqjen, por Marku e interpretoi si shkarkim

21/09/2018 - 20:25

   Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.

Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra.

“Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,”tha Stojani për BIRN.

“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani për BIRN.

Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi  dorëheqjen e një prej drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të papritur këtë mbrëmje, kur ka komentuar situatën politike në vend, pas djegies së mandateve nga dep

Është mbyllur sot procesi i pranimit të kandidaturave të prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK (Prokurorisë Speciale).

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. 

Kanë qenë të shumta mediat ndërkombëtare të cilat kanë raportuar sot mbi protestën e opozitës kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar sot Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta pati sot një takim me historianin amerikan, Bernd Fischer.

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish në ditën e 109-të të protestës për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar

Së fundmi, dy këngëtareve të njohura nga Kosova u është dhënë shtetësia shqiptare.

Djali i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Drini, sot feston 8 vjetorin e lindjes.