Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.

Mësohet se këto raste janë të grumbulluara, tamponë të bëra përgjatë disa ditëve në qytetin bregdetar.

36 nga 40 tamponë të bëra gjatë 24 orëve të fundit janë për rastet ekzistuese, të cilët kanë rezultuar pozitivë më herët, ndërsa 4 tamponë janë raste të reja.

Paraprakisht bëhet me dije se një nga 15 të infektuarit është shqiptar nga Kosova që ka ardhur për pushime në vendin tonë.