Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit.

Niveli i ujit është drejt nivelit maksimal në hecin e Fierzës,  Komanit dhe Vaut të Dejës. Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Përditësim i situatës:

Situata në kaskadën e lumit Drin, datë 28.01.2021, ora 08:00 ; Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:  Hec Fierzë 290.58 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd ) Hec Koman 172.85 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd ) Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është : Hec Fierzë, 8.400 MWh (ditor) Hec Koman, 13.587 MWh (ditor)Hec Vau i Dejës, 4.320 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin. Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s. Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: Hec Fierzë – 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat. Hec Koman – 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat. Hec Vau i Dejës – 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat. KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave,  furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.