Gjykata e Durrësit, bën me dije me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, se nga muaji shtator, ofron dhe shërbimin e video konferencës në sallën e gjyqit.

Gjykata e Durrësit bëhet kështu e para ndër gjykatat e rretheve që e ka këtë shërbim.

Ky sistem mundëson lidhjen audio-vizive me personat dhe/ose autoritetet vendase apo të huaja, pavarësisht vendodhjes së tyre gjeografike.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës informon se në muajin shtator të këtij viti është pajisur me sistemin e video konferencës në sallën e gjyqit, duke u bërë gjykata e parë ndër gjykatat e rretheve në Republikën e Shqipërisë që ofron këtë shërbim.

Ky sistem mundëson lidhjen audio-vizive me personat dhe/ose autoritetet vendase apo të huaja, pavarësisht vendodhjes së tyre gjeografike.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës është koherente ndaj zhvillimeve graduale të sistemeve më të sofistikuara dhe teknologjive të fundit.