Pas ndryshimit të kreut të Doganave, sot ka ardhur radha e shkarkimit të drejtorëve rajonalë të doganave në vend.

Mësohet se janë larguar të gjithë drejtorët e doganave në qarqe. Deri më tani janë mësuar disa emra që janë larguar dhe që janë emëruar.

Kështu është larguar drejtori i doganës së Durrësit Denis Shabani. Në vendin e tij është emëruar Rubin Shehu, i cili ka një eksperiencë të gjatë në dogana. 

Është larguar edhe kreu i doganës së Tiranës, Arben Krasniqi. Në vendin e tij është emëruar Skerdi Rama.

Ndërkohë drejtori i doganës në Kapshticë, Olsi Konomi është larguar nga detyra që mbante. Në vend të tij është emëruar Julian Çollaku.