Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas lajmit se mësimi në shkollat e qarqeve Tiranë dhe Durrës, mjaft të prekura nga tërmeti do të rifillojë më 9 dhjetor.

Përmes një postimi në Facebook se bëhet fjalë për lajm të pavërtetë pasi njoftimi zyrtar do të bëhet pasi të mbyllen të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

POSTIMI I PLOTË

Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET "FAKE" si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike.