Në Laç janë shembur pallatet e ndërtuara me “punë vullnetare”, të dëmtuara pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit.

“Ndërkohë që ka nisur projektimi i lagjes së re ku do të sistemohen në kushte optimale, të gjitha familjet e mbetura pa strehë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti do të qëndrojnë në banesa me qira, deri në dhurimin e apartamenteve të reja.