Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka liruar nga paraburgimi 2 nga 4 të dyshuarat e akuzuara si bashkëpunëtore të sanitares Tire Alldërvishi te Sanatoriumi.

Infermierja Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha janë lënë të lira me masë sigurimi detyrim paraqitje.

Ndërsa për dy infermieret e tjera Mira Bushi dhe Sheqerije Koçi, gjykata nuk pranoi apelimin e tyre ndaj masës së sigurisë.

3 infermieret dhe sanitarja akuzohen se kanë bashkëpunuar me sanitaren Tire Alldërvishi që u zbulua dhe denoncua nga emisioni Stop në Tv Klan, se u merrte para pacientëve me Covid dhe familjarëve të tyre.