Në orën 15:30 do t’i jepet lamtumira e fundit ish-kryetarit historik të shoqatës “Durrësi”, Halil Myderrizit. Të shumtë pritet të jenë anëtarët e shoqatës, miq e të njohur, por edhe qytetarë durrsakë që do të mblidhen para sheshit të bashkisë për të nderuar para prehjes në banesën e fundit, të një prej figurave më të njohura të qytetit bregdetar.

Ceremonia organizohet nga shoqata “Durrësi” dhe kryetari aktual Abdulla Deliallisi.

Halil Myderrizi kontribuoi për shoqatën “Durrësi” që nga dita e parë e themelimit e deri në vitet e fundit të jetës.