Policia Kufitare në Durrës godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve, sekustrohen fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për  rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

•  A.F., 30 vjeç, banues në Fier;

• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;

Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobus tip Sprinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari,  në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•  një karikator automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshëm për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit "në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.