"Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon" u mblodh në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes bashkive kryesore të hapësirës shqiptare.

Të pranishëm ishin shefat e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të  Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, Serbisë, nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi  si dhe në drejtimin e drejtoreshës  së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo.

Ato diskutuan për strategjitë dhe idetë  për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union  do të ndikojë drejpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytatarëve në bashkitë e komunat shqiptare!

Gjatë kësaj mbledhjeje theksi u vu tek përpilimi i një plani 1-vjeçar i cili do të përmbajë kalendarin e përbashkët të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për të kontriubuar në fushë të kulturës, sportit, trashgimisë kulutore, turizmit, urbanistikës etj.  

“Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon’’ do të unifikojë në veprimet e njësive vendore anëtare dhe do t'i prezantojë ato në nivel rajonal, vendor, qëndror dhe ndërkombëtar. Gjithashtu u vendos që vitin e ardhshëm në kuadër edhe të 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet,  gama e veprimtarive dhe ngjarjeve me karakter kombëtar dhe bashkëpunues të kenë si kryefjalë Tiranën.