Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten në vendin tonë, duke bërë që vranësirat të sjellin reshje shiu.

Por herë pas here do të ketë intervale me kthjellime dhe më pas rikthim të vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 19°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.