Masat shtrënguese të marra nga qeveria kundër përhapjes së Covid-19, nuk i kanë ndalur punimet për rikonstruksionin e shëtitores “Taulantia” në Durrës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se deri më sot janë realizuar 60% e punimeve për rikonstruksionin e shëtitores.

Deri më tani kanë përfunduar 2800 m² vendosje kubik guri, 1200 m² vendosje pllaka guri, si dhe të gjitha rrugicat lidhëse me beton.

Aktualisht këto procese po vijojnë dhe në pjesën tjetër të hapësirës së parashikuar në projekt.