Edhe këtë të hënë, në rrugën "Taulantia" në Currila të qytetit të Durrësit, drejtuesit e automjeteve janë përballur me vështirësi në qarkullim.

Nga pamjet e mbërritura në "DurrësLajm" mesditën e sotme, duke se është krijuar kaos te shkolla italiane ku shoferët kanë pritur më shumë se 40 minuta në trafik.

Edhe pse forcat e policisë kanë qenë prezente në këtë aks rrugor, sërish në të dyja drejtimet e rrugës ka patur numër të lartë makinash, të cilat kanë pritur mjaft për të mbërritur në destinacion.

Në të njëjtën segment, një ditë më parë ishte situatë e ngjashme për shkak të një makine të prishur e cila qëndronte në mes të rrugës, ndërsa në darkë radhët e gjata të automjeteve u zhvendosën te rrethrrotullimi pranë bustit të Azem Hajdarit.