Në ditën e tretë të grevës së urisë, disa prej naftëtarëve të Ballshit kanë shfaqur problemet e para shëndetësore.

Por megjithatë ende asnjë prej tyre nuk është transportuar për në spital apo të ketë patur nevojë për trajtim mjekësor.

Në grevë në një pjesë të ambienteve të uzinës qëndrojnë 10 punonjës të rafinerisë, ndërsa janë të vendosur për të vijuar grevën e tyre deri në zgjidhjen e kërkesave pavarësisht shqetësimeve shëndetësore.

Ata thonë se nuk kanë patur asnjë komunikim apo reagim qoftë nga përfaqësuesit e kompanisë ashtu edhe nga autoritetet.

Naftëtarët thonë se ka patur vetëm heshtje, ndaj i bëjnë apel Ministrisë që të ndërhyjë për problemin e tyre. Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës normalisht në uzinë.