"Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, së bashku me Prefektin e Qarkut Durrës, Roland Nasto, i cili drejton Task Forcën Vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik, zhvilluan një inspektim të masave në plazhet e liruara, të zaptuara nga subjekte në mënyrë të paligjshme në zonën e Currilave dhe Golemit, gjatë aksioneve të ditëve të fundit nga Policia e Shtetit",– njofton Ministria e Brendshme.

Të pranishëm në inspektim ishin kryetarja e Bashkisë Durrës Valbona Sako, drejtues të tjerë vendor të Policisë dhe të Policisë Bashkiake.

Gjatë inspektimit, zv.ministrja Voda takoi edhe një prej patrullave me forca policore italiane, të cilat janë të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit veror në Shqipëri.