Vazhdon gjyqi ndaj Denis Shtrazës, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Ndërkohë, sot ka dalë përgjigjja e gjurmëve të gjakut të gjetura në mjetin e Shtrazqa. Sipas ekspertëve, gjurmët e gjakut nuk përputhen me gjakun te fasheta në makinë.

Denis Shtraza është i vetmi i akuzuar për rrëmbimin e 40-vjeçarit Çollaku, i cili pasi u torturua u vra dhe u hodh anë rrugës në Murqinë të Krujës, i lidhur këmbë e duar. I akuzuari tjetër Ervin Dalipaj, u ekzekutua muaj më parë në një atentat në Sukth të Durrësit.