Vrasja në Kavajë, flet ish-bashkëshorti i gruas që u bë "molla e sherrit"

10/10/2019 - 19:33

Rreth orës 00:40, qyteti i Kavajës u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër. Gjatë konfliktit mbeti i vrarë me armë zjarri Dritan Haxholli, 41 vjeç dhe u plagos polici Bledar Toçi, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një dashuri e refuzuar nga 30 vjeçarja Marsida Qatja.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rënë ka folur Etmond Sinka, ish-bashkëshorti i Marsida Qatja, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Në  një intervistë për “Panorama”, ai është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.

Sinka tha se me Qatjan janë ndarë para katër vitesh me marrëveshje dhe se kujdesarinë e fëmijëve e ka ajo. Por, me lindjen e fëmijës së tretë, dy fëmijë kalojnë më shumë kohë tek babai i tyre, Etmond Sinka.

“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.

Ndërkohë, teksa ka folur në lidhje me viktimën Dritan Haxholli dhe policin e plagosur Bledar Toçi, ai është shprehur se nuk i njeh personalisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur u mendua që u arrit zgjidhja për dhënien fund të plagës gjysmëshekullore të largimit të plehrave nga zona e Porto-Romanos, një proble

Zaida Çobo, e ëma e djalit të mitur i cili u dhunua disa ditë më parë nga policia në zonën e Liqenit Artificial në Tiiranë ka paditur në

BalkanWeb zbardh detaje nga rrethimi i banesës së shtetasit Roland Kryemadhi në Kamzë, i cili ngriti sot në këmbë jo vetëm policinë që ki

Përfundon paniku dhe situata e tensionuar në Kamzë ku një person i identifikuar me emrin Roland Kryemadhi, ka kërcënuar me armë Policinë

Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në Durrës.

Numri i të infektuarve me koronavisus në Shqipëri arrin në 1184.

Në vetëm 24 orët e fundit kanë konfirmuar 20 raste te reja.

Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dy prej punonjëseve të Kadastrës në Durrës.

Nga tamponët e bërë një ditë më parë të punonjësve të Kadastrës në Durrës, dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët do të mbizotërojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet sërish shtim i vranësirave, ndërsa r