Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore, ku bëjnë pjesë rreth 50 organizata të financuara nga BE, kanë reaguar para kryesisë së Kuvendit, për rastin e Xhisiela Malokut.

Në një deklaratë për mediat, Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore i kanë bërë thirrje institucioneve të zbardhin ngjarjen me paanësi dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit.

"Kërkojmë që institucionet të përgjigjen se pse nuk ka funksionuar sistemi në ketë rast. Ne kërkojmë të dimë nëse i është ofruar mbrojtja ligjore vajzës. Në emër të 50 organizatave ne kërkojmë zbardhjen e ngjarjes dhe pa zvarritje. Kemi kontaktuar me vajzën dhe i ofruam ndihmë. I bëjmë thirrje prokurorisë të zbatojë legjislacionin penal dhe të hetojë pa anësi dhe përgjegjshmëri që çdo person që ka shkelur ligjin të vihet para drejtësisë penale. Kërkojmë nga Ministria e Brendshme të japë sqarime në lidhje me zvarritjen e rastit ndaj vajzës. Policia të sigurojë jetën e viktimës. I bëjmë thirrje Kuvendit që të siguroje të gjitha mjetet e kontrollit parlamentar me anë të komisioneve që ndjekin çështjen e barazive gjinore."