Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës dhe përrenjve që derdhen në kanionen e Holtës. 

3 prej turistëve rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.