Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë të mbajtur mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama përmendi edhe zonat më të dëmtuara në Durrës nga tërmeti tragjik me 50 viktima.
Rama përmendi blloqet e pallateve tek Ura e Dajlanit në drejtim të Mauzoleumit të Dëshmorëve, rrugës "Aleksandër Goga" në drejtim të Spitallës.
Gjithashtu, sipas kreut të qeverisë, problematike situata paraqitet në banesat e lagjes 14 në Shkozet si dhe në ato të lagjes 13 në Plazh.
Në listën e zonave më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit është edhe Thumana, Manza, Bubqi dhe Ishmi.