Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraditen e kësaj të premteje (24 janar) është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Memolla akuzohet për korrupsion zgjedhor dhe prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka kërkuar, dënimin me 1 vit burgim për Memollën si dhe heqje e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Ai pritet të njihet me vendimin e GJKKO.

Sipas SPAK, Memola në zgjedhjet e pjesshme ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.