Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me deklaratat e ditëve të fundit, për dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit, që sipas saj po përdoren në mënyrë abuzive dhe qëllime politike nga opozita.

“Zhurma e madhe e ditëve të fundit e krijuar në kuadër të një lufte, në vigjilje të një proteste të lajmëruar, e cila nxit zhvillimin e nje revolucioni imagjinar. Asgjë nga faktet e nxjerra ditet e fundit nuk është e re. Të gjitha faktet lidhen me procese të kryera vite më parë nga Administrata Tatimore.

Në dhjetor 2018 Adminisatrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skemë mashtrimi që lidhej me pastrim parash, janë referuar 20 subjekte për të cilat bashkë me to 24 individë përgjegjes për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit.

Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së.

Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara, dhe kompanitë që i shisnin ketyre subjekteve përfitonin duke shkarkuar inventaret e tyre prane subjekteve bashkë me TVSH ndërkohë që subjektet fiktive i shisnin kompanive blerese produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH.

Këto nuk janë dukuri të reja e nuk janë dukuri shqiptare, por të përhapura në gjithë vendet e botës e në Shqipëri kanë filluar të shumohen pas vitit 2012.

Nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte, pra 34 procedura që janë referuar pranë Prokurorisë.

Pjesë të këtyre kanë përfunduar me një vendim gjykate per zbatim ku në disa raste ka pasur dhe të dënuar, pjesë e tyre janë ende në hetim dhe vijojnë procedurat”, tha ministrja e Financave.