Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Totajn i cili vrau me armë zjarri 67-vjeçarin, Dod Mamli në fshatin Vilëz të Kurbinit. 

Autori u vu në pranga më 25 shkurt dhe në momentit e arrestimit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. Vrasja ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për shkak se 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë. 

Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.