19 mars 2014 – Situata hidrike në vend paraqitet alarmante nga mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësirës përtej normales së vërejtur këto muajt e fundit.
Sipas të dhënave nga Koorporata Elektro-Energjitike Shqiptare, niveli i ujit në Kaskadën e Drinit ka pësuar rënie të ndjeshme, me një diferencë të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në liqenin e Fierzës, niveli i ujit ka rënë deri në kuotën e 274,79 metrave, nga 296 metra që është kuota maksimale e lejuar, ndërsa prurjet mesatare ditore janë 84 m3/sek.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në Fierzë shënonte 291,26 metra për shkak të prurjeve më të mëdha se normalja. Ndërsa në liqenin e Komanit, niveli është 172,24 metra, nga 175 metra të lejuara, me prurje mesatare prej 193 m3/sek. Ndërkohë, në Vaun e Dejës niveli i ujit shënon 74,45 metra, nga 76 metra të lejuara, me prurje mesatare prej 216 m3/sek. Ekspertët thonë se situata do të vijojë të jetë shqetësuese për sa kohë, sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të vazhdojnë të mungojnë edhe përgjatë ditëve të ardhshme.
“Alarm” në kaskadën e Drinit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Ke 48 orë kohë të largohesh”, policia e Vlorës zbardh ngjarjen në Radhimë: Pronarit të hotelit i vunë gjobë 5 mln euro
Akuzat se mbylli llogari që lidheshin me protestën në rrjetet sociale, reagon Rama
Gjenerata Z i kthen shpinën alkoolit, industria humbet 830 miliardë dollarë në katër vjet
Trump i kërkon Evropës të paguajë për armët që SHBA-të i dërguan Ukrainës





