Alban Dudushi është bërë baba një ditë më parë. Partnerja e tij, kryeredaktorja e “Top Show” Bieta Suto përmes një fotoje të postuar në Instagram ka dhënë mesazhin e parë si nënë.

“Të dyja palët nuk mund të prisnin as edhe një ditë më tepër për të takuar njëri tjetrin… 13. 05. 2017”.

Ky është fëmija i parë për Bietën, ndërsa për Albanin është i dyti pasi ai ka edhe një vajzë nga martesa e mëparshme.

Ndërkohë që emrin e vogëlushit çifti nuk e ka bërë ende publik.