Artisti i mirënjohur italian, Albano Carrisi, do të mbërrijë në vendin tonë për të mbajtur një koncert për nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Koncerti do të mbahet ditën e shtunë datë 17 shtator, ora 18:30 në Pallatin e Kongreseve. Koncerti ishte lajmëruar për në sheshin “Nënë Tereza”, por për shkak të paqëndrueshmërisë së motit do të zhvillohet brenda në Pallatin e Kongreseve, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë.

Artisti ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa në orën 12:00 do të pritet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Ky koncert bëhet për të nderuar Shën Terezën e madhe, që na përfaqësoi me dinjitet dhe urtësi në të gjithë botën.