Pasi zv.kryeministri Arben Ahmetaj mori fjalën në seancën e sotme plenare, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është drejtuar drejt foltores së Kuvendit.

Pas disa insistimeve nga ana e deputetit demokrat, Nikolla i ka dhënë fjalën këtij të fundit.

Ndërkohë që Ahmetaj e ka pritur në këmbë. Pas mbarimit të minutazhit, Nikolla i ka ndërprerë mikrofonin Alibeajt, por përsëri ai nuk është larguar nga foltorja.

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka ndërprerë sërish seancën për 10 minuta pushim.