Anulohen për 24 orë shumë prej fluturimeve të kompanisë ajrore Alitalia për shkak të grevës 24-orëshe që po zhvillojnë punonjësit në shenjë proteste për shkurtimin e vendeve të punës dhe të pagave. Këto vendime janë pjesë e planit të ri për të nxitur sërish ngritjen e kompanisë italiane të fluturimeve ajrore.

Mediet italiane raportojnë se janë anuluar rreth 60% e fluturimeve, ndërsa pasagjerët janë njoftuar që të kontaktojnë dhe të sigurojnë udhëtimet sipas mundësive që ofrohen.
 
Sipas njoftimit të kompanisë, janë duke u përdorur vetëm avionët më të mëdhenj të mundshëm në fluturimet më të ngarkuara, ndërsa më shumë se 90 për qind të pasagjerëve u janë shtyrë biletat ose janë transportuar me fluturime alternative.