Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë të pranishmit në një shesh.

Ngjarja ka ndodhur në Mannheim të Gjermanisë, ndërkohë që në pamjet e rënda të publikuara në rrjet, shihet se si agresori sulmon të paktën dy persona, mes tyre edhe një polic të cilin e qëllon me thikë në kurriz.

Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person, i cili është identifikuar Michael Sturgenberger, kritiku i Islamit.

Në video kalimtarët përpiqen të ndalojnë sulmuesin me thikë, por ai shpëton dhe sulmon një oficer policie, duke e goditur me thikë pas shpine. Më në fund, një oficer tjetër qëllon mbi agresorin.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi incidentin dhe shpjegoi se nuk kishte asnjë rrezik për askënd tjetër të përfshirë.