Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri, pasi pritet të mbyllin bashkëpunimin me Massimiliano Allegrin në fund të këtij sezoni.

Gazetari sportiv italian, Rudy Galetti zbulon se në listën e tyre të ngushtë bardhezinjtë kanë dy teknikë italian.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e “Zonjës”, Antonio Conte, i cili së fundmi e pati një eksperiencë në Angli me Tottenham, dhe për trajnerin e Bologna-s, Thiago Motta, i cili po impresionon në Itali.

Motta po ashtu është edhe në fokusin e Barcelonës dhe Manchester Unied.

Një pjesë e bordit të Juventusit e preferon më shumë rikthimin e ish-trajnerit Conte, i cili njëherësh është legjendë e klubit, tek i cili i kishte kaluar vitet e lavdishme si futbollist e dhe më pas si trajner në periudhën 2011/2014.