Juventusi po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit.

Bardhezinjtë janë penalizuar me 15 pikë, ndërkohë që në tri ndeshjet e fundit në Serie A kanë marrë vetëm një pikë.

Max Allegri foli pas humbjes 0-2 ndaj Monzas, ku ndër të tjera tha: “Normal është një moment delikat, kemi fituar vetëm një pikë në tri ndeshje. Nuk ka alibi apo justifikime, duhet të mbajmë përgjegjësitë tona.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për renditjen, kemi 23 pikë, duhet të fitojmë pikët e nevojshme për të siguruar qëndrimin në Serie A. Nuk kemi luajtur kurrë një pjesë të parë më të dobët se ndaj Monzës”.