Një grup alpinistësh kosovarë kanë bërë një gjest të veçantë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Alpinistët Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi kanë ngjitur majën e Bistrës ku kanë valëvitur flamurin shqiptar.

Është vetë Nexhat Palushi që ka postuar në rrjetet sociale videon nga pamjet spektakolare në majën e malit.

Postimi i Nexhat Palushit:

URIME FESTA E 28 NËNTORIT TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JANË!

Falenderoj shokët Fadil Sahiti  e  Astrit Krasniqi për ndihmën e dhënë në realizimin e kësaj videoje në Majen e Bistres me lartësi 2 651 m (lmd) dhe temp. -10 C.