Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim me gazetarët ku ka folur për shumë çështje të ndjeshme që janë regjistruar dhe për to janë duke u kryer hetime. Dumani u përgjigj interest të gazetarëve për dosje të rëndëisshme, si “21 Janari”, “Komunikimet në Sky Ecc”, “Inceneratori i Tiranës”, “Krimet Zgjedhore” etj.
Për çështjen e 21 janarit:
Dumani: Vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në Mars të 2024 dhe aktet në SPAK kanë mbërritur në 11 korrik, në datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkretë. Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi e tillë është dinamika, që sjell nevojën për veprime të përditshme.
Për cështjen e krimeve zgjedhore
Dumani: Kam deklaruar që do të publikojmë strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin.
Komunikimet në Sky Ecc
Nuk është e vërtetë që ska arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky Ecc, në vijimsi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektivë. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentat. Në përpiqemi që të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky Ecc por ti lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që, kushdo që konstatohet dhe kemi prova për të, do të marrim vendimet tona.
Për deklaratat e bëra nga ish-ministri Arben Ahmetaj për çështjen e tunelit të Llogarasë.
Dumani: Nuk mund të jap informacion për efekt hetimi
Çështja e Erion Veliaj?
Dumani: Çështja është në fazën e e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publik më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjete për kërkimin e provës.
Çështja e inceneratorit të Tiranës, a është hetuar ku kanë shkuar paratë?
Dumani: Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave.