Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Hill tha se Kosova do të vuajë pasojat që nuk i dëgjoi këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Ai gjithashtu shtoi se duhet të bëhet progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për formimin e Asociacionit dhe vazhdimin e dialogut.

“Sekretari ynë i Shtetit, Anthony Blinken, e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që janë në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja. Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim drejtimin tonë që është formimi i Asociacionit dhe normalizimi i marrëdhënieve. Është e nevojshme që rajoni i Ballkanit të pajtohet dhe të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe integrimeve euroatlantike”, tha Hill.