Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se grupi që ai përfaqëson në parlament ka qëndrim të unifikuar për amnistinë fiskale.

Po ashtu ai theksoi se qëndrimi është i njëjtë edhe për pasaportat e arta.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj shtoi se deputetët që ai përfaqëson i kanë thënë ‘Jo’ amnistisë fiskale si dhe pasaportave të arta, pasi sipias tij i hapin rrugë kriminalitetit në vend.

“Është e papranueshme për ne amnistia fiskale, ky është qëndrimi ynë i unifikuar. Po ashtu të njëjtin qëndrim kemi për pasaportat e arta, kjo është shitja e nënshtetësisë shqiptare,” tha Alibeaj.