Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për media u shpreh se ligji për Amnistinë Fiskale është barrë për bizneset e ndershme të vendit.

Ajo i bëri thirrje publike opozitës të jetë e bashkuar dhe të mos votojë kalimin në Parlament të këtij ligji.

“Ligji për amnistinë fiskale është një barrë për bizneset e ndershme dhe është një barrë që Shqipëria nuk ka luksin ta ketë.

Ajo që unë kam kërkuar dhe i kërkoj të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës të mos votohet ligji për amnistinë fiskale, Ligji për amnistinë fiskale kërkon 84 vota dhe që këto vota të arrihen kërkohet të merren nga ai gjithë spektri politik.

Unë besoj se këtu duhet të tregojë opozita që është e bashkuar, me një shenjë dhe një sinjal në mbështetje të biznesit të ndershëm dhe procesit të integrimit në BE”, tha Tabaku.